Transmetuar më 23-09-2013, 21:00

“Faleminderit që më mësuat të jetojë këtë jetë dhe të luftoj për gjithçka që doja. Ti dhe gjyshja më mësuat dashurinë dhe sot jam e lumtur nga gjithë këshillat dhe mësimet tuaja. Do jesh gjithnjë me mua, nuk të shoh ende, por të ndiej në ajër. Të dua shumë dhe një ditë do të jemi të gjithë bashkë. E jotja, Belen”.

Me këto fjalë të publikuara në Instagram, showgirli argjentinase Belen Rodriguez, e cila para 24 orësh nga ky postim u martua me balerinin Stefano de Martino, bëri të ditur vdekjen e gjyshit të saj në Argjentinë, në moshën 74 vjeçare.

I moshuari i sëmurë me kancer, nuk mori pjesë as në ceremoninë e martesës së mbesës, pikërisht prej gjendjes së tij shëndetësore. /a.y/noa.al/

Martohet Belen Rodriguez FOTOT

Martesa e Belen Rodriguez, dalin fotografitë zyrtare

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit