

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme paraqiten zonat malore.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të mbeten prezent në zonat verilindore dhe juglindore. Për sa i përket Ultësirës Perëndimre do të jetë nen ndikimin e kthjellimeve, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë vlerave maksimale të ditës.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Europa
Rajoni i Balltikut dhe Europa Lindore do të jenë nën dominimin e vranësirave dhe shirave, situatë kjo e ndikuar si pasojë e zhvillimit të një qendre me presion të ulët atmosferik. Po ashtu, kalimi i një sistemi frontal nga ishujt britanike drejt vendeve skandinave do të bëjë që edhe në këto rajone të kontinentit të dominojnë vranësirat dhe shirat e dobët.
Ndërsa, pjesa më e madhe e Europës do të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme kontinentale duke ndikuar mot të kthjellët. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





