

New York, 23 shtator 2013, NOA.al- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh optimist për integrimin dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, duke e cilësuar si një objektiv të realizueshëm.
Ministri thekson se, marrja e statusit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim, përbëjnë një objektiv madhor të qeverisë, duke nënvizuar se do bëhet e pamundura që të afrohet kjo datë.
Në vijim kryediplomati shqiptar deklaron se do të ketë rishikim të strukturës dhe shërbimit ndërkombëtar të Shqipërisë, kjo edhe falë ndihmës së politikanes së lartë në Bashkimin Europian, Catherine Ashton.
Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” Bushati tha se qeverisa socialiste ka si objektiv të saj përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, duke përsëritur moton e Kryeministrit Rama, zero probleme me fqinjët.
Lidhur me problemet me Greqinë, ai tha se do punohet për të hapur një kapitull të ri, duke kapërcyer çdo krizë, edhe sa i takon kufijve detarë. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





