

Prishtinë, 23 shtator 2013, NOA.al- Pritet që Jakup Krasniqi ta bëjë publike formimin e partisë së re. Kjo do ta ndajë PDK-në dhe pritet që në kuadër të saj të formohet edhe një grup i ri parlamentar me deputetët e PDK-së.
Deri më tani flitet se deputetët Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Hydajet Hyseni, Flora Brovina, Justina Pula – Shiroka, Muhamet Mustafa dhe Emin Gërbeshi, të jenë pjesë e këtij grupi parlamentar.
Kurse emri i partisë, pritet të jetë Rilindja Demokratike e Kosovës. Që nga fillimi i këtij viti është folur e përfolur se Jakup Krasniqi së bashku me Fatmir Limajn do të formojnë një parti të re. Limaj prej lirimit nga arresti shtëpiak është duke folur dhe takuar njerëz nga elektorati i tij. Kurse Jakup Krasniqi, ka folur disa herë për nevojën qe të formojë parti të re apo do t’i bashkohet ndonjë subjekti apo nisme të re politike./t.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





