Transmetuar më 23-09-2013, 13:43

Shtatzënia bën që ti rikthehet buzëqeshja Katie Piper, modeles dhe prezantueses angleze, e cila 5 vite më parë u shpërfytyrua me acid nga ish i fejuari, Daniel Lynch.

Gruaja e cila qysh nga dita e incidentit iu desh të përballej me një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale të dhimbshme, tashmë sheh teksa i realizohet ëndrra e një jete.

“Gjithnjë kam pasur dëshirë të madhe për të pasur një fëmijë, por pas gjithë asaj që ndodhi nuk besoja se do ishte më e mundur”, shprehet Piper

Jeta e prezantueses nisi të ndjejë disa grimca lumturie dy vite më parë, kur u njoh me të dashurin që ka aktualisht, i cili është edhe babai i fëmijës që ajo mban në bark.

Vetëm një muaj larg ditëlindjes së saj të 30, Katie mund ta shohë pozitivisht këtë përvjetor pasi shprehet, “Nuk mund ta besoj, dua të hipi në çatitë e shtëpive dhe të bërtas me të madhe se jam shtatzënë”.

Ndërkohë fansat e modeles nuk e kanë përmbajtur gëzimin, duke shprehur në rrjetet sociale urimet për të. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit