
Të dhënat po ngarkohen...

Gjirokastër, 23 shtator 2013, NOA – Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 21 klandestinë që kalonin transit nga territori shqiptar në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.
Ndalimi i tyre u bë në afërsi të fshatit Arshilengo në Gjirokastër. Emigrantët vinin nga Sudani, Maroku e Ertirea, ndërsa më parë kanë qenë në Greqi.
Policia ka ndaluar dhe dy personat që kanë shërbyer si udhërrëfyes për emigrantët. Personat me inicialet K.M dhe L.Xh, të dy nga Fieri, janë arrestuar dhe ndaj tyre ka nisur procedimi penal.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
