Transmetuar më 23-09-2013, 11:50

Tiranë, 23 shtator 2013, NOA – Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot publikimin e fotove nga ambientet e brendshme të Kryeministrisë. Rama ka postuar në rrjetin social Facebook, foto që tregojnë mobilje të viteve ’40 të shekullit të kaluar, të cilat janë blerë në Itali, por nuk janë vënë në përdorim.

“Mobilje origjinale të fillimviteve ’40, prodhuar enkas në Itali për godinën e kryeministrisë, që kalben në depo bashkë me vlerën e tyre të rrallë estetike e historike. Këto e të tjera vlera të shkatërruara plotësisht apo të zhdukura pa gjurmë, janë zëvendësuar me gjithfarë sendesh të blera në pazarin e vulgariteteve”, – shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit