

Tiranë, 23 shtator 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e hënë, 23 shtator 2013.
Gazeta "Shekulli" ka si argument kryesor: “Berisha, WC alla-turka në seli”.
Tituj të tjerë: “Zyrtarja e qeverisë, 200 telefonata presioni ish-burrit”.
“Pjerin Logoreci: Kujtimet për nënën, Marie Logoreci”.
Gazeta "Panorama" ka si argument kryesor: “Kapet i dyshuari, vëllai peng, 300 mijë USD gjobë biznesmenit”.
Tituj të tjerë: “Pëllumbi: Berisha glorifikoi Zogun, i quajit aaventurerë Pëllumbin e Fishtën”.
“Aksidenti me makinë në Greqi, Gjykata kërkon Neritan Cekën”.
Gazeta "Koha Jonë" ka si argument kryesor: “Raporti i EuroStat: Çmimet në Shqipëri, më të lirat në Europë”.
Tituj të tjerë: “Bylykbashi: Qëllimi i Ramës, të marrë nën kontroll drejtësinë”.
“Gjobë 30 milionëshe, kapet në kurthin e dorëzimit të parave”.
Gazeta “MAPO” ka si argument kryesor: “300 mln gjobë fierakut për vëllanë e rrëmbyer në Angli”
Tituj të tjerë: “Ish-kreu i hetuesisë: Pse nuk u zbardh 2 prilli dhe akuzat e Ramiz Alisë se po i shërbeja PD-së”.
“Neritan Ceka: Thirrja në Prokurori, për një aksident para 5 vitesh në Greqi”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor: “Drejtoritë që nuk do të jenë më”
Tituj të tjerë: “Rrëmbehet në Londër, gjobë 300 mijë USA vëllait në Fier”.
“Alban Dudushi: Top Show siç nuk e keni parë”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor: “Kristo Frashëri: Nacionalisti grek do Vorio Epirin”
Tituj të tjerë: “Partia e Mark Frrokut i kërkon Ramës 13 drejtori, lista me poste”.
“Halimi: Ligji s’lejon pushimet nga puna”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek e-mail [email protected]. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





