Transmetuar më 23-09-2013, 02:17

Ndërrimi i stinës përveç gardërobës kërkon edhe ndërrimin e produkteve kozmetike por edhe truke të tjera për bukuri shkëlqyese. Më poshtë mund të njoftoheni nga mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e lëkurës e deri tek këshillat e fundit dhe produktet e bukurisë së kësaj vjeshte.

1. Vetulla natyrale Mos i vizato dhe tëhollo vetullat shumë, vetullat e plota shkojnë më shumë. “Heqja e vetullave është e domosdoshme, pastaj vëni në vetullat tuaja një hije të lehtë lapsi me ngjyra sa më natyrale”, thotë eksperti i famshëm i bukurisë Robert Bolanos. Kjo krijon një efekt më të butë, më natyrale.

2. Thonjë ngjyrë ulliri Thonjë jeshilë ushtarakë? Hija çuditërisht i jep bukuri tërë toneve të lëkurës dhe vjen si bum kundër ngjyrave të modës që janë të nxehta, sikurse vishnje.

3. Prerje të re flokësh Kur mendoni se duhet të ndryshoni flokët tuaja, konsiderojeni si mundësi prerjet e njohura të trendit aktual. Për një version komplet të ri flokësh, stilistët sugjerojnë flokë të shkurtra ose pak më të gjata, deri nën mjekër, njësoj si Jessica Alba.

4. Qepalla të gjata dhe të trasha Asgjë nuk hapë më bukur sytë tuaj se qepallat e gjata dhe të trasha. Nëse qepallat tuaja natyrale janë të holla dhe të shkurtra, i keni dy mënyra për të arritur formën e duhur. E para, nëse shkoni në një sallon ondulomi dhe me jo shumë para ti mbillni ato, ose të përdorni losione të ndryshme që ndikojnë në zgjatjen dhe trashjen e tyre.

5. Zbusni lëkurën me vaj ulliri Kremrat nuk janë mënyra e vetme për të hidratuar kur moti dhe lëkura është e thatë. Vajrat për fytyrë janë hidratues duke mos u lënë të prisni për të vendosur grim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit