

Ja një mënyrë interesante për këdo që ka shkuar për pak kohë apo jeton në një vend ku qeveria i ka bllokuar disa uebfaqe apo për përdoruesit që përdorin versione të kufizuara të internetit në institucionet e ndryshme. Një mënyrë e vlefshme dhe për persona që punojnë në ambiente ku janë bllokuar faqe të caktuara, sidomos rrjetet sociale.
Ju mund të përdorni lehtësisht Google Translate për të aksesuar faqet e bllokuara, siç shpjegohet nga Reddit. Shkruani apo kopjojeni URL në Google Translate, selektojeni nga çdo gjuhë tek gjuha që ju përdorni, klikoni translate dhe ja ku e keni.
Nuk është një VPN (Virtual Private Net) që do të thotë se nuk mund të aksesoni Netflix, Spotify apo shërbime të tjera ku nuk suportohen, por do të kalojë një bllok lokal të një faqeje.
Lexuesit RSS nga ana tjetër janë një mënyrë tjetër për të hequr bllokuesit , por duke qenë se jo të gjitha uebfaqet e suportojnë këtë shërbim RSS atëherë ndoshta do të ishte mirë të përdornin Google Translate.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





