

Një grua e cila ka kaluar dy vite në koma i është dhënë lamtumira e fundit nga të afërmit dhe i dashuri i saj, të cilët vendosën të shkëpusnin pajisjet që e mbanin në jetë, një orë pasi ajo u martua.
He Jinging dhe i fejuari i saj, Lu Lai nga Guangdong në Kinën juglindore kishin botën nën këmbët e tyre në vitin 2011.
Të dy kishin gjetur punë të mira në pushtetin vendor, kishin blerë një shtëpi dhe po planifikonin të martoheshin.
Por planet e tyre për një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku u ndërprenë tragjikisht, kur He Jingjing u sëmur një ditë në punë. Ajo ra në gjendje kome rrugës për në spital dhe nuk u zgjua më.
Këto ditë, dy vjet më pas, familjarët e saj morën pjesë në një ceremoni martesë, për t’i përmbushur ëndrrën çiftit.
Ceremonia u zhvilluar në ambientet e spitalit, ku edhe pse në gjendje kome, nusja veshi fustanin e bardhë.
Organet e saj do të dhurohen për njerëzit në nevojë. Bashkëshorti, Lu Lai u shpreh i kënaqur që me organet e saj ajo do të ndihmojë njerëz në nevojë, ndërsa tha se ajo do të jetojë përgjithmonë në zemrën e tij.
Ndërkaq, edhe babai i saj tha se ajo ishte një vajzë e mrekullueshme, por i ngashëruar, ai pohoi se nuk mund të besonte se ajo nuk kthehet më në jetë.
“Ajo ishte një vajzë mrekullueshme, femër e gjallë. Unë nuk mund të besoj se ajo ka vdekur, ajo ishte fëmija ynë i vetëm, nuk e di si mund të jetojmë pa të” , tha babai i saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





