Transmetuar më 22-09-2013, 18:27

Dy rivalët kryesorë në zgjedhje gjermane, Angela Merkel dhe Peer Steinbrueck

Berlin, 22 shtator, NOA – Kancelarja aktuale gjermane, Angela Merkel, rezulton si fituesja e procesit zgjedhor të zhvilluar sot në mbarë Gjermaninë.

Të paktën kështu konfirmojnë sondazhet paraprake të këtij vendi evropian, sipas të cilave, Merkel ka mundur të marrë rreth 42% të totalit të votave.

Duke kryesuar në këtë mënyrë ndaj rivalit të saj Peer Steinbrück, drejtuesi i Partisë Socialdemokrate Gjermane(SPD), për të cilin sondazhet konfirmojnë se zotëron vetëm 26.5% të votave.

E nëse ka për të qenë vërtet kështu, edhe pas publikimit të rezultateve zyrtare, i bie që Merkel ta drejtojë Gjermaninë për herë të tretë. /e.t/noal.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit