
Të dhënat po ngarkohen...

Peshavar, 22 shtator, NOA – Sulmi vetëvrasës i një kamikazi pranë një kishe, ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në orët e mesditës së sotme në qytetin Peshavar të Pakistanit.
Ndërkaq, mediat e huaja konfirmojnë se nga ky sulm, kanë humbur jetën e tyre plot 72 persona, ku mes tyre ka shumë fëmijë dhe gra.
Nga ana tjetër, numërohen edhe me dhjetëra të plagosur, shumica e tyre në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore.
Sakaq, konfirmohet se në momentin e shpërthimeve, në mjedisin pranë kishës gjendeshin mëse 600 besimtarë të krishterë. /e.t/noal.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
