
Të dhënat po ngarkohen...

Kukës, 22 shtator, NOA (Update)– Njëri nga katër personat që u raportuan si të plagosur nga një aksident i ndodhur pak më parë në hyrje të Rrugës së Kombit, mësohet se ka humbur jetën.
Kjo konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA paraprakisht nga burimet policore, sipas të cilave, viktima është 45-vjeçari Bashkim Ramaj, që ka qenë në të njëjtën kohë edhe drejtuesi i automjetit.
Teksa shtojnë më tej se tre personat e tjerë të lënduar nga kjo ngjarje e rëndë janë përkatësisht, bashkëshortja e tij, Vera Ramaj dhe dy fëmijët me inicialet M.R dhe D.R, 3 dhe 15 vjeç; të tre, tashmë nën kujdesin e mjekëve…. (vijon) /e.t/noal.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
