Transmetuar më 22-09-2013, 14:36

NJOFTIM

NOA.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve, kërkon të punësojë redaktorë/e, 2 (dy) në zyrat qendrore në Tiranë.

Detyrat e redaktorit: Redaktori në studio, është përgjegjës për transmetimin e lajmeve në website zyrtar; bën koordinimin e punës me gazetarët e sektorëve dhe korrespondentët e bashkëpunëtorët, konfirmon informacionet kur është e nevojshme me burimet zyrtare sipas rregullores dhe listës përkatëse në studio.

Kushte të detyrueshme: Përvojë pune në gazetari jo më pak se 5 vjet; Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe drejtshkrimit. Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të nxisë bashkëpunimin; të jetë kërkues ndaj gazetarëve dhe korrespondentëve; të përballojë tension pune të vazhdueshëm për shkak të dinamikës së lajmit në çdo kohë; të jetë në dispozicion për të ndarë turnet e punës gjatë gjithë 24 orëve, 7 ditë të javës në 7, në intervale 6-orëshe; pa përzgjedhje të detyruar të ditëve të pushimit javor; të respektojë rigorozisht paanësinë në transmetimin e informacionit; të njohë shumë mirë gjuhën angleze, e preferuar një gjuhë e dytë e huaj.

Pagesa: Paga mesatare mujore e gazetarit në median e shkruar + 25% shtesë + 2% shtesë për vjetërsi pune në të njëjtën detyrë.

Kërkesat do të pranohen me email, në adresën [email protected], nga data 22 deri më 26 shtator 2013. Çdo kërkesë duhet të jetë e shoqëruar nga një CV dhe një fotografi, si dhe kontakti telefonik e elektronik.

Nuk do të merren në konsideratë asnjë nga kërkesat që nuk përmbushin të dhënat e mësipërme.

Emrat e përzgjedhur do të njoftohen për një intervistim të shkurtër dhe konfirmim të detyrës, në datat 29 dhe 30 shtator 2013.

Trajnimi 3 deri 6 ditor do të bëhet duke nisur nga data 1 tetor 2013 në studiot qendrore në Tiranë.

Redaksia e NOA.al