

Itali, 22 shtator 2013, NOA- Komentet në Facebook mund të bëhen shkak për nisjen e padive dhe të përdoren si provë në gjykatë. Një proces gjyqësor ka nisur Itali mes dy “miqve” në rrjetin social.
Historia nis në vitin 2012, kur një i ri nga Peruxha shkroi në Facebook shprehjen: “Nuk do të ndryshojë asgjë…”. Mes shumë “Like” dhe komenteve, një prej “miqve” të tij i shkroi seksionin e komenteve: “Për sa kohë do të ketë njerëz si ty, bota do të bëhet gjithmonë e më keq”.
Fillimisht i riu i është përgjigjur me një buzëqeshje, por më pas ka nisur proceduarat për në gjykatë duke e cilësuar komentin si fyes. Avokati i tij, Giuseppe De Lio thotë se klienti është ndjerë i ofenduar dhe i është dashur të bëjë shumë sqarime në Facebook për miqtë e tjerë. Gjykata ende nuk e ka dhënë vendimin, por në padi kërkonte një shumë të majme parash për dëmin moral që i është shkaktuar të riut nga Peruxhia.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





