








Miley Cyrus ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë për ndarjen nga i dashuri i saj Liam Hemssorth. Por veç thashethemeve për jetën private, këngëtarja ka skandalizuar publikun me një tjetër performancë të saj. Gjatë së shtunës, ajo ka qenë në një koncert në Las Vegas ku ka bërë veprime që media i ka cilësuar “të çmendura”.
Në Festivalin Radio Heart Music, Miley është paraqitur me një fustan transparent të bardhë. Ndërsa në skenë ka dalë me një veshje të ngjashme me bikini. Por nese veshja e saj ishte skenike, gjestet nuk ishin të tilla. Ajo ka prekur pjesët intime të trupit, ndërsa ka rrëmbyer dhe reçipetin e një fanseje dhe e ka hedhur në publik.
Një muaj më parë performanca e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të MTV u cilësua skandaloze për të njëjtat arsye.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





