














Tiranë, 21 shtator 2013, NOA.al- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me punimet që po bëhen në Kryeministri.
Duke publikuar një bllok fotografish, ai shkruan se punimet në Kryeministri po kryhen mbi planin origjinal italian.
“Kontribut vullnetar = zero lek nga buxheti i shtetit”, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook, pas reagimit të zëdhënëses së ish-Kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.
Në qëndrimin e saj, Mëhilli ngriti pikëpyetje për mënyrën se si u siguruan fondet, kush i financoi punimet, me ç’procedura u prokuruan materialet dhe shërbimet e kryera, sa kushtoi e gjitha, etj.
Sipas saj gjithçka është bërë jashtë çdo lloj procedure ligjore dhe pa transparencë, përveç përfitimit apo favoreve. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





