

Tiranë, 21 shtator 2013, NOA.al- Policia e komisariatit Nr.1 në kryeqytet ka bërë sot pezullimin e ndërtimit të një shtese prej dy katesh që po ngrihej pa leje mbi një pallat ekzistues në afërsi të liqenit artificial në Tiranë.
Strukturat e policisë kanë bërë bllokimin e objektit që po ndërtohej në mënyrë të paligjshme ndërkohë janë shoqëruar në stacionin e policisë dy punonjës që gjatë kohës së bllokimit të objektit janë gjetur duke punuar në objekt.
Po ashtu policia ka filluar procedimin penal për Eduard Helmësin, për veprën penale të parashikuar nga neni 199 i Kodit Penal. I sipërpërmenduri është pronari i dy kateve pa leje që po ndërtoheshin mbi pallatin 6 katësh në kryqëzimin e rrugës “Liqeni i Thatë” me rrugën “Eduard Mano”. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





