Transmetuar më 21-09-2013, 16:19

Portugalia është zgjedhur një ndër 10 vendet më të mira turistike, për sa i takon pritjes së turistëve.

Sipas një studimi të drejtuar nga World Economic Forum, Portugalia ka shënuar përmirësime të ndjeshme sa i takon turizmit, duke u renditur i shtati nga 140 vendet e analizuara në sektorin turistik, bazuar në komentet dhe përshtypjet e turistëve.

Nëse disa vite më parë renditej jashtë top 10, këtë vit, ky shtet është vlerësuar pozitivisht, duke shënuar një rritje të vizitorëve.

Nga ana e autoriteteve vendase thuhet se turistët janë shprehur të kënaqur për shërbimet dhe mënyrën e trajtimit të tyre, si dhe për peizazhet piktoreske dhe çlodhëse. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit