Transmetuar më 21-09-2013, 14:59

Një letër për tu dërguar ndaj 193 shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të mbledhur fonde për të ndihmuar njerëzit në vështirësi.

Një qëllim fisnik po aq dhe i vështirë, veçanërisht i ndërmarrë nga një fëmijë 5 vjeçar. Protagonisti i kësaj ngjarje quhet Toby Little, i cili jeton me familjen e tij në Sheffield, të Anglisë, ku ka krijuar një organizatë të vërtetë për të çuar deri në fund synimin e tij.

Ideja e vogëlushit është e thjeshtë, nga shtëpia e tij po dërgon letra për të gjitha shtetet pjesë e OKB, për të marrë një përgjigje ndaj tyre, për të mbledhur një shumë bamirësie.

Deri më tani ka marrë përgjigje të shkruar nga 86 vende, ndërsa projekti i monitoruar në sajtin Ëritingtotheëorld.com, menaxhohet nga nëna e tij Sabine, e cila përditëson të dhënat e fundit.

Ky mision nisi në fillim të vitit 2013, ku në shkollë Toby mori si detyrë të shkruante një letër drejtuar dikujt, dhe nga aty mendoi të ndërmerrte këtë nismë.

Që nga ajo ditë nga shtëpia e tij janë dërguar 239 letra, për të ndihmuar njerëzit në Somali dhe në vendet e varfra afrikane, për të rritur mirëqenien e tyre.

Deri më tani janë mbledhur 590 sterlina, të cilat do të përdoren për të ndihmuar familjet që kanë humbur gjithçka preh fatkeqësive natyrore. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit