

Shkodër, 21 shtator 2013, NOA.al- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Shkodër, ku dy makina janë përplasur mes tyre.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zus të Shkodrës ku dy makina janë përplasur fatalisht, duke bërë që njëra prej tyre të bjerë në lumin Buna.
Makina e zhytur në ujërat e lumit pas përplasjes, ka shënuar një viktimë i cili ishte pasagjer në të, ndërsa drejtuesi i automjetit me targa SH 4160 D, Simon Mjeda, ka mundur të shpëtojë duke dalë nga mjeti.
Ndërkaq drejtuesi i makinës tjetër i identifikuar si Edmond Kosteri është dërguar në polici, ndërsa mësohet se është punonjës i policisë.
Lidhur me këtë ngjarje vijojnë hetimet intensive për zbulimin e shkaqeve të përplasjes si dhe për identifikimin e të dëmtuarve./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





