Transmetuar më 21-09-2013, 12:38

Ballsh, 21 shtator 2013, NOA – Deputetë të Partisë Demokratike të qarkut Fier vizituan sot varrezat e dëmtuara të të pushkatuarve prej regjimit komunist në Fier.

Deputetët Sokol Olldashi, Mesila Doda dhe Kozma Dashi, kanë biseduar me banorët zonës kanë dënuar aktin.

“Një akt i shëmtuar dhe vandal”, e ka quajtur deputeti i PD, Sokol Olldashi. Ndërsa deputetja Doda tha se ky veprim i dëmtimit të varrezave të martirëve të lirisë është një pushkatim i dytë për ta.

“Është për të ardhur keq që asnjë prej deputeteve socialistë nuk kanë denconcuar këtë veprim të shëmtuar, ndërsa është për t’u çuditur që prej tyre nuk ka pasur asnjë reagim apo deklaratë. Partia Demokratike nuk do të lejojë askënd të baltosë figurën e këtyre martirëve",- tha Mesila Doda.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit