Transmetuar më 21-09-2013, 11:39

Tiranë, 21 shtator 2013, NOA- Këta muaj është diskutuar shpesh fakti që reality show “Big Brother” nuk do të realizohet më. Lajmin e ka konfirmuar vetë prezantuesja e këtij programi televiziv, Arbana Osmani, në rrjetin social “Instagram”.

“Big Brother Albania do të marrë një pauzë të gjatë dhe do të rikthehet totalisht i rinovuar dhe absolutisht tërheqës si gjithmonë, por vitin tjetër”, shkruan Arbana.

Ndërkaq, autori i këtij reality prej shumë vitesh, Rezart Aga mësohet se ka hequr dorë nga ky program televiziv dhe do të punojë për një tjetër produksion në “Top Channel”.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit