Transmetuar më 21-09-2013, 11:21

Sipas MeteoAlb: Gjatë gjithë ditës së diel (22 shtator 2013) territori shqiptar do të dominohet nga moti i kthjellët me alternime vranësirash të herë pas hershme të cilat do të fuqizohen në mesditës duke rrezikuar shira të dobët ne ekstremin verior.

Pasditja do të vijojë me kthjellime dhe kalime vranësirash, më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore duke rrezikuar shira te karakterit lokal. Duke iu afruar orëve të mbrëmjes, vranësirat do të largohen gradualisht nga territori.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi maksimale deri 35 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

Europa

Vranësirat e dendura dhe shirat e konsiderueshëm do të vijojnë për vendet Nordike dhe Europën verilindore. Këto vranësira do të fuqizohen duke përfshirë rajonin e Balltikut si dhe zonën e Alpeve. Po ashtu, me vranësira dhe shira të dobët paraqitet situata në Italinë jugore dhe pellgun e Egjeut.

Ndërsa, kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta do të dominojnë kushtet e motit në te gjithë pjesën tjetër të kontinentit Europian.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit