

Vlorë, 21 shtator 2013, NOA-Policia e Vlorës ka arritur të vërë në pranga një 45-vjeçar të akuzuar për falsifikim dokumentesh. Vilson Refat Lushaj, banues në lagjen “24 Maj“ të Vlorës është arrestuar pas disa javësh në kërkim.
Lushaj ka arritur të përvetësojë rreth 22 mijë m² tokë truall, duke falsifikuar dokumentet. 20 mijë metra prej të cilave ndodhen në zonën e Plazhit të Vjetër. Pjesa tjetër e tokës ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë. Prokuroria e Vlorës arriti të faktonte falsifikimin në muajin gusht të këtij vitit. Vlera e Ndaj 45-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë që prona është sekuestruar.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





