

Shkup, 20 shtator 2013, NOA.al- Një anketë e re e publikuar nga agjencia për hulumtimin e opinionit publik “Rejting” në Shkup nxjerr në sipërfaqe ngushtimin e dallimit midis partive të pozitës dhe opozitës në Maqedoni.
Kjo anketë më tej nxjerrë në epërsi partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe nga ana tjetër BDI, si partitë me besim më të madh tek qytetarët në dallim nga partitë e opozitës.
Sipas rezultateve të anketës, VMRO-DPMNE gëzon 29.8% të besimit të elektoratit, LSDM 22.4% dhe ky dallim është shumë i ngushtë, duke marrë parasysh faktin se LSDM opozitare kishte rejting më të ulët.
Tek partitë shqiptare vazhdon trendi i njëjtë ku BDI gëzon epërsi ndaj partisë më të madhe opozitare PDSH. Sipas anketës, BDI ka mbështetje prej 7.4%, ndërsa PDSH 4.6%, ndërkohë RDK si forca e tretë gëzon mbështetje prej 1.1%. Mbi 32% e qytetarëve janë shprehur të papërcaktuar për asnjë parti politike. /n.p/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





