Transmetuar më 20-09-2013, 15:20

Portieri Joe Hart u bën një thirrje publike tifozëve të Manchester City-t që të ruajnë qetësinë në prag të derbit kundër Man. United. “Sezonin e shkuar u regjistruan disa incidente dhe askush nuk dëshiron që të përsëriten. Sytë e gjithë botës do të përqëndrohen në qytetin tonë dhe unë kam shumë besim se mbështetësit tanë do të ruajnë qetësinë.

Ne kemi tofozët më të mirë në botë të cilët kanë një pasion të pafund për klubin”, citon Supersport. Në vijim, Hart përqëndrohet te ndeshja derbi, duke vlerësuar rëndësinë që ka kjo përballje për qytetin. “Derbi është një nga ndeshjet më emocionuese në botën e futbollit.

Si lojtarë ne jemi të përqëndruar shumë te ndeshja e së dielës. Mbështetja që do të kemi në shtëpinë tonë është shumë e rëndësishme.

Si gjithmonë ne kemi shumë nevojë për koret e tyre”. Kampionët në fuqi të Manchester United vijnë në këtë përballje me avantazhin e 3 fitoreve në 5 ndeshjet e fundit derbi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit