

Tiranë, 20 shtator 2013, NOA.al- Ministri i ri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, prezantoi sot drejtoreshën e re të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë.
Z.Beqaj tha se Ogerta Manastiriu do të jetë drejtoresha e re e QSUT, ndërsa shtoi se së bashku vizituan repartin e kardiologjisë dhe reanimacionin e kardiologjisë.
Kreu i shëndetësisë duke folur për mediat shprehu gatishmërinë e qeverisë së re për të dhënë mbështetje maksimale ndaj mjekëve dhe infermierëve për të ushtruar profesionin e tyre.
Në vijim Beqaj premtoi se brenda 100 ditëve të para, ambientet spitalore do të çlirohen nga të gjitha aktivitetet jomjekësore. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





