Transmetuar më 20-09-2013, 13:52

“Kërkoni kimiken në raporte, jo në Siri”. Është kjo ftesa e një kalendari tepër tundues për paqen në Siri, i realizuar në Rusi.

Ideja për këtë kalendar është i disa balerinave të një klubi në Moskë, ku ato punoninë si striptiste, të cilat duan ti dërgojnë një kopje të kalendarit Presidentit rus Valdimir Putin dhe atij amerikan, Barack Obama.

“Është një mënyrë për të treguar se edhe struptistet kanë idetë e tyre për të tërhequr vëmendjen e njerëzve lidhur me problemet në Siri”, tha drejtuesi i lokalit, Serghiei Li.

Ky kalendar do tu shpërndahet vetëm klientëve të lokalit, ndërsa kopje të tij do të marrin edhe liderët botërorë.

Slogani mbi kalendar është “Bëni dashuri dhe jo luftë”, ndërsa më tej shpalosen fotografitë e dymbëdhjetë vajzave me të brendshme, ndërsa shoqërohen me moto si “Shpërtheni diskotekat, jo shtëpitë”, “Qëlloni me sy dhe jo me plumba”, Lamtumirë armëve” etj. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit