Transmetuar më 20-09-2013, 12:51

Sulmuesi i Schalke 04, Jeferson Farfan paralajmëron Bayernin e Mynihut për sfidën e javës së gjashtë.

Sulmuesi peruan beson se skuadra nga Genselkirchen mund t’ia bëjë të vështirë jetën ekipt të drejtuar nga Guardiola këtë të dielë në “Veltins Arena”. “Do të japim maksimumin përballë një prej ekipeve më të mira të Europës sepse ata janë kampionët e Gjermanisë dhe të Europës.

Gjithsesi, gjithçka është e mundur sepse ne kemi mbështetjen e tifozëve tanë dhe do të japim maksimumin për të fituar”, citon Supersport. Farfan shton se blerja e Kevin-Prince Boateng dhe Dennis Aogo e ka forcuar shumë grupin e drejtuar nga Jens Keller. “Boateng dhe Aogo janë lojtarë me cilësi të mëdha. Ata e kanë përmirësuar shumë ekpinin.

Kam shumë besim se këtë sezon mund të luftojmë për të fituar kampionatin”. Sulmuesi e mbyll intervistën me një koment për ecurinë e Schalkes në Champions League. “Duam të ecim sa më shumë në këtë eveniment.

Do të luftojmë që të kalojmë me çdo kusht fazën e grupeve. Do të ishte fantastike nëse renditemi të parët”. Në përballjen e parë të Champions League për këtë sezon, Schalke 04 mundi pastër 3-0 Steauan e Bukureshtit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit