Transmetuar më 19-09-2013, 20:08

Tiranë, 19 shtator 2013, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si mbikalimi i Kthesës së Kamzës në kryeqytet, ku tre makina janë përplasur mes tyre.

Mësohet se si rrjedhojë e aksidentit pesë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përplasjen e rëndë, ndërsa forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes, dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të përplasjes, si dhe për identifikimin e të dëmtuarve.

Sakaq të plagosurit u dërguan në drejtim të spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit