

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale, për datën 21 Shtator 2013, nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa.
Dashi
Sot, pavarësisht Hënës, Mërkuri dhe Jupiterit në “sherr” me njëri-tjetrin, të cilët ju këshillojnë për të mos kryer shpenzime apo investime financiare, paraqiten premisa të mira për një raport efikas në sektorin e dashurisë. E nëse jeni i vetëm, mund të prisni t’ju ndodhë diçka e veçantë sot. Udhëtoni, dilni, lëvizni e keni për të parë se nuk do të mbeteni aspak të zhgënjyer nga parashikimet e yjeve. Mund të nisë edhe për ju një histori intriguese dashurie. Sakaq, në lidhje me një person të veçantë, duhet që t’i trajtoni me shumë kujdes marrëdhëniet që keni ndërtuar me të.
Demi
Përdoreni imagjinatën tuaj sot, si në aspektin e punës, edhe në atë të shkollës. Jo gjithmonë mund të planifikoni apo të llogaritni mirë çdo lëvizje. Dhe ndonjëherë rezultati del më i mirë nëse ia lini gjërat rastësisë. Sakaq, një miku juaj mund të gjendet në vështirësi serioze dhe janë pikërisht këto, që mund të ndikojnë edhe në miqësinë tuaj. Tregohuni të gatshëm për ta dëgjuar dhe për ta ndihmuar atë.
Binjakët
Një situatë e rrëmujshme arrin që të zgjidhet sot falë ndërhyrjes së një miku tuaj apo falë ndonjë personi me ndikim. Përballojini siç duhet këto ditë mjaft të ngarkuara, sepse në fund do të kënaqeni me rezultatet e tyre. Sepse siç e kemi thënë tashmë, kjo është një periudhë pozitive gjithsesi, me të mirat dhe të këqijat e saj. Ndërsa miqësia dhe dashuria gjenden në plan të parë, të mbështetura nga një dozë e mirë e krijimtarisë dhe e euforisë që ju shoqëron këto ditë.
Gaforrja
Gjejeni një mënyrë, edhe pse mund të duket disi e vështirë që ta zhdukni nga mendja juaj një ndjenjë tyë brendshme frustrimi, e cila ju mban në tension. Largojeni pra atë si të mundeni, sepse mund t’ju kthehet në një pengesë në veprimet tuaja të sotme. Një reflektim gjithashtu është i këshillueshëm. Sikundër, edhe moskryerja e ndonjë veprimi të pamatur financiar.
Luani
Zgjerojeni sot rrezen e veprimeve tuaja, në qoftë se do të doni të realizoni projektet që keni në mendje, apo të krijoni kontakte më stimuluese se ato të deritanishmet.
Sakaq, parashikohen perspektiva të mira për njerëzit me iniciativë dhe ata që presin të sistemohen diku. Për të marrë atë që ju doni, dijeni se gjithmonë duhet të veproni vetëm në dritën e një sens të përbashkët me të tjerët dhe asnjëherë i veçuar.
Virgjëresha
Në pikëpamjen e prakticitetit, sot nuk duhet që të prisni shumë nga vetja dhe nga ata që bashkëpunojnë me ju. Për shumë të lindur të Virgjëreshës, ndërkaq, paraqitet nevoja për të ndryshuar mënyrën të jetuarit dhe të merrni pak ajër të pastër. Do të keni gjithashtu dëshirë për të qenë i rrethuar nga fytyra të reja dhe jo ato që shihni zakonisht. Sikundër, mund të kërkoni sot të ndërroni zyrat, ose shtëpinë, për të krijuar një mjedis më të përshtatshëm për temperamentin tuaj.
Peshorja
Sot ju mund të gjendeni nën dyshime rreth një kolegu, i cili sipas jush, ju pengon në punën tuaj dhe për ta shfaqur veten siç jeni realisht. Zbulojani pra shqetësimin tuaj edhe personit në fjalë dhe bëjani të qartë këtë dyshim që keni, para se me të të lindë ndonjë keqkuptim i vërtetë.
Akrepi
Niveli i energjisë që keni, është mjaft i mirë, pavarësisht një Marsi disi traumatik në shenjën tuaj i cili ju rrëmben gjumin dhe ju bën thirrje për të patur kujdes në lëvizjet tuaja sot. Sakaq, kjo është një periudhë e mirë për të marrë këshilla nga ata që mund t’ju japin ide për të përmirësuar kuadrin e përgjithshëm të mirëqenies suaj. Afërdita në shenjë, ju këshillon që të kryeni pse jo, edhe trajtime kozmetike për të përmirësuar imazhin tuaj.
Shigjetari
Lëreni mënjanë frikën dhe drojen tuaj sot, e deklarojini haptasi ndjenjat tuaja të vërteta, veçanërisht në qoftë se ju dëshironi që të përjetoni histori të reja dashurie. Ju duhet ta investoni sot të gjithë energjinë tuaj për t’i bërë një përshtypje të mirë personit që ju intereson, kështu që kini më shumë kujdes me pamjen tuaj të jashtme. Nëse jeni i vetëm, fokusohuni në horizonte të reja dhe mos u ndalni vetëm në pragun e derës.
Bricjapi
Për natyrën tuaj si një shenjë Toke, ju keni një personalitet konkret dhe të fortë, i cili e di se si të reagojë në kohë të vështira. Aq sa është në gjendje t’ju bëjë që të mos e humbni kurrë kurajën e të jeni të qetë edhe në kohët me stuhi apo ato më shkatërrueset. E kjo do të shfaqet edhe sot, teksa do të dini si të përjetoni një shkallë më të lartë të kënaqësisë se ditët e tjera.
Ujori
Kjo e sotmja është një ditë e mirë për jetën e marrëdhënies në çift, për kohën e kaluar me miqtë, si edhe për ata që kryejnë udhëtime biznesi. Aspekti social i të jetuarit, do të pasurohet sot me njohje të reja dhe të frytshme. Pranojeni ftesën për një mbrëmje apo takime të veçanta me njerëz. Gjithsesi, mos e ekzagjeroni me këto të fundit. Pasi mund të kapeni në gabim në lidhje me një person që e keni njohur në rrjetet sociale.
Peshqit
Kini kujdes nga shpenzimet tuaja sot, nëse keni vendosur t’i kryeni pa kufizime. Sepse kjo sipas yjeve, nuk është një ditë aspak e mirë për pazar. Në mjedisin ku jetoni, kujdes, pasi duhet të shikoni mirë pas shpinës suaj sepse dikush është duke komplotuar pas shpinës tuaj. Por jeni me fat, sepse natyra juaj është e tillë, që dini ta nuhasni armikun edhe sikur të fshihet në skutat më të thella.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





