Transmetuar më 19-09-2013, 12:44

Tiranë, 19 shtator, NOA.al – Rruga e integrimit drejt Bashkimit Evropian, kërkon që muret të kthehen në ura.

Këtë ka lënë të kuptohet sot gjatë një prononcimi të tij publik, kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, pas takimit që zhvilloi me ministrin e ri shqiptar të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Për të cilin do të vlerësonte në veçanti, se ka një vizion frymëzues.

Ndërsa më tej, vizitën e fundit të kryeministrit Edi Rama në Bruksel, ai e ka cilësuar si të suksesshme, pasi sipas Sequi-t, ajo bëri të mundur që pala evropiane të njihej më nga afër me programin e qeverisë së re.

Nga ana tjetër, duke komentuar fjalët e Presidentit të KE-së, Barroso, mbi mundësinë e marrjes së statusit të Shqipërisë deri në dhjetor, ai tha se një gjë e tillë është e arritshme. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit