
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 19 shtator, NOA.al – Gjendja e medias në rajonin e Ballkanit është rënduar vitet e fundit, teksa shumë gazetarë janë kërcënuar dhe sulmuar.
Kështu u shpreh sot Djuna Mijtatoviç, përfaqësuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) për Lirinë e Medias, në konferencën e Evropës Juglindore për Mediat mbajtur në Tiranë.
Ndërsa konkretisht për Shqipërinë, ajo ka referuar se po “pret që qeveria e re, ta përmirësojë lirinë e medias”.
“Politika nuk duhet ta shohë më median si një element”, apeloi më tej përfaqësuesja e OSBE-së, për rastin e vendit tonë në aspektin mediatik. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
