Transmetuar më 19-09-2013, 10:35

Foto ilustruese

Durrës, 19 shtator, NOA.al – Një aksident mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm me njërën nga makinat e eskortës që shoqëron Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Siç bëhet me dije në mënyrë paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës, teksa, eskorta ishte duke u nisur drejt kryeqytetit.

Tashmë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke shqyrtuar provat konkrete rreth këtij aksidenti.

Teksa bëhet me dije se nuk ka patur asnjë të lënduar, porse bëhet fjalë vetëm për një goditje të makinës së fundit, me një makinë tjetër që gjendej në rrugën kryesore. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit