

Tiranë, 19 shtator, NOA.al – Vendet rajonale kanë nevojë ta përdorin së bashku ekonominë dhe po së bashku, të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Një fakt të tillë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, e ka pohuar gjatë seminarit rajonal “Forcimi i lidhjeve në Evropën Juglindore”, zhvilluar sot në Tiranë.
Duke shtuar se në të njëjtën kohë, mes vendeve të rajonit, duhet krijuar edhe një lidhje e qëndrueshme e organike në aspektin ekonomik.
Për të siguruar kështu sipas tij, një vazhdimësi reformash dhe zhvillim ekonomik potencial për secilin prej tyre.
Më tej, gjatë fjalës së tij, Fullani ka treguar sesi sistemi financiar shqiptar, ka treguar një shkallë të lartë imuniteti ndaj efekteve të krizës ekonomike. Ndryshe nga vendet e tjera, sipas tij, që u prekën prej tyre dhe ranë në recension.
Dhe se situata e paqartë ekonomike globale, ka paraqitur dosmodoshmërinë për rishikimin e politikave monetare të bankave qendrore, sepse ato tradicionale, po vuajnë nga bilancet e rënduara. /e.t/noa.al/
/e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





