


Korçë, 19 shtator, NOA.al – Plot 187 makina dhe 353 persona, rezultojnë si të kontrolluar dhe verifikuar nga forcat e policisë së Korçës, vetëm brenda një dite.
Kjo pohohet prej këtyre të fundit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se si pjesë e një aksioni të posaçëm që kanë realizuar, janë shoqëruar gjithashtu 13 persona për verifikime, si edhe 4 makina e 2 motorra për mungesë dokumentacioni.
Teksa janë kontrolluar në të njëjtën kohë në total, edhe 57 ambiente, lokale, bilardo e lojëra fati.
Sakaq, bëhet me dije edhe se Policia e Korçës ka vendosur 22 masa administrative, ndaj drejtuesve të makinave për mangësi të ndryshme në qarkullim. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





