



Tiranë, 18 shtator 2013, NOA.al- Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, ka reaguar lidhur me vendimet e marra gjatë mbledhjes së parë të qeverisë.
“Para 2 ditësh argumentuam se vendimet e marra në mbledhjen e parë të qeverisë Rama ishin në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Argumentuam se ato nuk ishin hartuar fare, në momentin që nxituan ti publikonin të dielën në webin me bojëra të tjera. Shihini sot që u publikuan! Titujt janë krejtësisht të ndryshëm. Vendimi për ndalimin e plehrave, nuk qenka vendim, por ligj. Titulli është krejtësisht i ndryshëm nga ai që ju tregua shqiptarëve. Vendimi për heqjen e fotos së Presidentit ka emërtim dhe referencë krejt tjetër”, shkruan Halimi në Facebook.
Sipas tij, vendimi për Kodin Etik është një akt me referenca ligjore te gabuara, tërësisht qesharak, me rregulla qesharake sipas të cilave ministrat u dashkan të zbatojnë Kushtetutën, u dashkan të zbatojnë vendimet e qeverisë dhe se duhet të njoftojnë Ramën kur mungojnë.
Deputeti demokrat i cilëson si amatorë dhe të paaftë, ndërsa shton se të parën mbledhje që bëri, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, të parat vendime që mori ishin të gënjeshtra.
Halimi nënvizon se u mundua Rama ti gënjejë qytetaret 10 minuta pasi beri betimin tek Presidenti, ndërsa thekson se sot publikon të tjera vendime nga ato që tregoi, vendime antikushtetuese dhe qesharake.
“Kaluan 3 ditë dhe ja ku jemi. Ne kishim të drejtë, ata gënjyen. Ne u treguam të vërtetën qytetareve ata edhe pse e mbajtën të fshehtë 3 ditë, sot ju dolën gënjeshtrat. Qesharake dhe diletante, që në hapin e parë”, përmbyll qëndrimin e tij Halimi. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





