Transmetuar më 18-09-2013, 19:03

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të karakterizojnë motin në zonat Qendrore dhe Jugore ndërsa zonat veriore paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të izoluar.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira lokale në ekstremin verior të vendit ndërsa thuajse i gjithë territori shqiptar do të dominohet nga kthjellimet. Moti i kthjellët do të vijojë gjatë natës por edhe mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit në mëngjes do të ulen me 1 gradë, më e ndjeshme, ndërsa mesdita do të sjellë rritje me 1- 2 grade të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësi maksimale deri  38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor- Verior, për pasojë në det do të ketë dallgëzim 3 ballë.

Europa

Zhvillimi i dy qendrave ciklonare do të sjellë vranësira dhe shira të konsiderueshëm në ishujt britanike dhe rajonin e balltikut. Po ashtu, vranësira dhe shira të dobët do të ketë në zonën rreth Alpeve Europiane duke përfshirë edhe Ballkanin Verior si pasojë e ndikimit të qendrës së dobët ciklonare mbi këto rajone. Me shira të konsiderueshëm dhe stuhi të forta ere paraqitet situata në gadishullin Skandinav.

Ndërsa Europa Jugperëndimore, një pjesë e Qendrës dhe Verilindja e kontinentit Europian do të karakterizohen nga mot i kthjellët. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit