Transmetuar më 18-09-2013, 13:18

Fier, 18 shtator 2013, NOA.al- Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Minucano”, i kryer në bashkëpunim me Interpol Roma ka bërë të mundur arrestimin e një të riu të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al, se i ndaluari është Florind Marini nga Libofsha e Fierit, për të cilin Prokuroria e Lucas në Itali ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar.

Marini akuzohet se më 15 janar në qytetin e Minuçiano në Itali, në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë kryer grabitje të armatosur në banesën e një shtetasi italian, të cilin e kanë lidhur në banesë ku si pasojë e asfiksisë ky i fundit ka gjetur vdekjen.

Florind Marini akuzohet për veprat penale “Vrasje, Rrëmbim dhe Vjedhje të kryera në bashkëpunim. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit