Transmetuar më 18-09-2013, 08:59

Durrës, 18 shtator 2013, NOA – Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja e rënë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00 në qytetin e Durrësit, në vendin e njohur si Rruga e Re e Kënetës.

Një person qëlluar me automatik në drejtim të autobusit që transportonte punëtorët drejt ndërmarrjes së rrobaqepësisë “Filanto”. Si pasojë e sulmit janë plagosur Albert Gjeci, shofer i autobusit dhe mjekja Xheni Doka.

Albert Gjeci, 47-vjeç lindur në lagjen Spitallë të Durrësit ka marrë plagë të rënda dhe është në gjendje kritike për jetën. Ndërsa Doka ka marrë një plagë të lehtë në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se personi që ka qëlluar me armë nga motori, ka pasur një skafandër në kokë dhe nuk është arritur të identifikohet. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Ende nuk dihet arsyet e sulmit me armë. Policia po heton për konfliktet që mund të ketë pasur shoferi 47-vjeçar.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit