Transmetuar më 17-09-2013, 20:07

Ky studim u krye mbi 600 persona të cilët u mbajtën në vëzhgim për pesë vjet. Që të gjithë pjesëmarrësit, qysh në fillim të studimit kishin probleme kardiovaskulare ose me arteriet dhe ishin në rrezik infarkti

Optimizmi zgjat jetën, të paktën për njerëzit me probleme kardiake. Ky fakt tregohet nga një studim i Universitetit të Tilburg, i botuar në revistën “Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes”.

Ky studim u krye mbi 600 persona të cilët u mbajtën në vëzhgim për pesë vjet. Që të gjithë pjesëmarrësit, qysh në fillim të studimit kishin probleme kardiovaskulare ose me arteriet dhe ishin në rrezik infarkti.

Ekspertët siç raporton Noa.al, i ndanë pacientët sipas personalitetit, optimistët në njërin grup dhe ata më pesimistët në një grup tjetër.

Pesë vite më vonë më pak se 10 për qind e personave optimistë kishin vdekur, ndërsa nga radhët e pesimistëve, shkalla e vdekshmërisë shkonte në masën 17 për qind.

Me fjalë të tjera u konkludua se optimizmi reduktonte ndjeshëm rrezikun për vdekje të parakohshme, në një masë prej 42%./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit