

Prishtinë, 17 shtator 2013, NOA.al- Fatmir Limaj është shpallur i pafajshëm duke u zhveshur nga të gjitha akuzat për krime lufte.
Gjyqtari i EULEX, Malcolm Simons, deklaroi se ndaj Limajt nuk kishte asnjë argument inkriminues dhe se të gjitha provat vërtetuan pafajësinë e tij.
Avokati i tij, Tomë Gashi tha se kjo është një fitore e drejtësisë, sundimit të ligjit por dhe fitore e vetë Fatmir Limaj.
Sipas tij drejtësia triumfon kur nuk ka prova. Prej afro tre vitesh Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arben Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku dhe Naser Krasniqi, akuzoheshin për krime lufte. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





