Transmetuar më 17-09-2013, 15:08

Kapshticë, 17 shtator 2013, NOA.al- Autoritetet policore greke kanë bërë me dije se në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, duke filluar nga ora 06.00’ e ditës së nesërme, 18 shtator, deri në orën 06.00’ të datës 20 shtator, për shkak të një greve dy ditore të punonjësve të Doganës Greke, nuk do të bëhet përpunimi i automjeteve në pikën e Kalimit Kufitar.

Sakaq nga ana e Ministrisë së Brendshme të vendin tonë bëhet thirrje që të merren masat e nevojshme si dhe të evitohet kalimin në këtë pikë kufitare. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit