

Tiranë, 17 shtator 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e martë, 17 shtator 2013.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor: “Qeveria e re, dy ministra pa zyrë, strehohen te kolegët”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Tahiri me shefat e policisë: Jeni të gjithë në provë”.
“Prishet muri i kryeministrisë: Peleshi do zbëjmë çdo vendim”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “BE, Ramës: Nuk ka status pa dialog të vërtetë me opozitën”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Rama: Do ti japim PD, ato që nuk morëm në opozitë”.
“Berisha: Heqja e fotos së Presidentit, një akt i shëmtuar urrejtjeje klasore”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor: “Shoqërohet ish-truproja i Berishës”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Rama në Bruksel, statusi në dhjetor” .
“Shkodër, oficeri i policisë i mbijeton atentatit me bombë”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor: “Gjobë 100 mijë dollarë biznesmenit amerikanë, shoqërohet 4 orë Fatos Skeja”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Sekretari i Përgjithshëm i Ramës, avokat i Fatos Nanos në Itali”.
“Rama falënderon Berishën për integrimin: Opozita do ketë çdo të drejtë që na u mohua”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor: “Inatet e ministrave, shumica si Berisha, nuk presin pasardhësin”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Arrestohet Fatos Skeja, lirohet nga prokuroria”.
“Peleshi: “Çfarë është Kodi i Etikës. Anulojmë çdo vendim të pas 23 qershorit”.
Gazeta “Zëri i Populli” ka si argument kryesor: “Brukseli, i inkurajuar nga qeveria e re: Do të realizojmë të gjitha reformat për integrimin”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Meta: Figura e Ismail Qemalit, mesazh bashkimi”.
“Tahiri: Situata e rendit publik, emergjencë kombëtare”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. /a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





