Transmetuar më 16-09-2013, 22:56

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, mbetet amerikani më i pasur. Kjo, sipas revistës amerikane “Forbes”, e cila të hënën ka publikuar listën e 400 personave më të pasur në Shtetet e Bashkuara.

Pasuria neto e Gates kap vlerën e 72 miliardë dollarëve, informon radio çeke, Evropa e Lirë.

Investitori Warren Buffet mban vendin e dytë me 58.5 miliardë dollarë, ndërsa pozicioni numër 3 në renditje i është ndarë bashkëthemeluesit të Korporatës Oracle, Larry Elison, me 41 miliardë dollarë pasuri.

Lista e plotë e 400 pasanikëve gjendet këtu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit