Transmetuar më 16-09-2013, 20:09

Ajo nuk është vetëm një supermodele me një trup drithërues, por Irina Shayk është më tepër se sa kaq, duke u shfaqur tepër e nxehtë dhe ndjellëse gjatë prezantimit të koleksionit të ri të rrobave të banjës “Beach Bunny”.

Modelja ruse 27 vjeçare është fotografuar buzë detit me bikini të vogla të ndarë në dy pjesë, prej të cilave dilte në pah trupi i saj joshës.

Koleksioni i përbërë me modele të ndryshme rrobash plazhi, zbukurohej më tepër në trupin e të dashurës së Cristiano Ronaldo, e cila lakmohet nga shumica e kompanive për të reklamuar produktet e tyre. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit