Transmetuar më 16-09-2013, 18:47

Tiranë, 16 shtator 2013, NOA.al- Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesit e kompanive “CEZ Shpërndarje”, Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Qëllimi i takimit ishte informimi mbi situatën më të fundit elektroenergjetike në vend, dhe masat e marra për të garantuar furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike për muajt e ardhshëm.

Ministri Gjiknuri deklaroi, se pavarësisht periudhës së ndryshimit të qeverisë, ritmet e punës në këto institucione nuk duhet të ulen, por të garantohet një angazhim maksimal në kryerjen e detyrave ligjore.

Ministri kërkoi sigurimin e furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike të konsumatorëve me çdo çmim dhe me çdo kusht.

Gjiknuri kërkoi gjithashtu, që t’i kushtohet rëndësi qëndrueshmërisë financiare duke shmangur shpenzimet e pa nevojshme në të treja shoqëritë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit