Transmetuar më 16-09-2013, 17:19

Tiranë, 16 shtator 2013, NOA.al- Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel, mbajti një fjalim në Parlamentin Euriopian.

Referuar situatës së krijuar në Parlament për diskutimin e programit qeverisës, ai tha se opozita kishte kohën e diskutuar për të diskutuar programin, ndërsa shtoi se gjatë qeverisjes së tij prioritet do të kenë reformat, ligji dhe lufta kundër korrupsionit.

Ndërkaq ai tha se me ndihmën e Europës, Shqipëria mund të rifitojë kohën e humbur.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Shqipëria ka qenë një vend i pandikuar nga ndryshimi i pushtetit, por në të njëjtën kohë shtoi se është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste, por nënvizoi se për qeverisjen socialiste politika e jashtme do të ketë si koncept kryesor, zero probleme me fqinjët.

“Nuk ka dyshim se gjatë viteve Shqipëria ka pasur progres dhe nuk ka dyshim që ambicia për Shqipërinë është më e madhe se progresi i bërë deri më tani dhe kjo ambicie do të na çojë ne drejt së ardhmes duke mësuar të gjithë leksionet e mira nga ato që kanë qenë pozitive dhe negative në të kaluarën. Populli shqiptar ka votuar për ne, gjë që nuk ishte një rezultat vetëm i nevojës për të ndryshuar Kryeministrin me një tjetër, apo një anë me një tjetër, por ishte një nevojë për të ndryshuar vendin dhe ky është rezultati që na bën të përulur dhe të ndërgjegjshëm se ne jemi në pozitë për atë që populli ka nevojë. Është një përgjegjësi e madhe dhe ne jemi të gatshëm për të punuar dhe për të përmbushur, atë të cilën populli shqiptar ka kërkuar në 23 qershor”, u shpreh Rama, citon Noa.al.

Ndër të tjera Kryeministri shtoi se në vitin 1992 shqiptarët votuan për një ndryshim të madh dhe më 23 qershor ishte kërkesa e dytë për ndryshim që garantoi një rrotacion paqësor të pushtetit.

Rama tha se ndodhet në Parlamentin Europian për të siguruar që gjithçka që është bërë për Shqipërinë nuk do të jetë e kotë por burim frymëzimi dhe do të jetë gjithmonë një arsye më shumë për të plotësuar më shpejt atë që mungon, për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane.

Nga ana e trye europarlamentarët, mes tyre Eduart Kukën garantuan angazhimin e pamunguar të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke shprehur besimin se qeveria e drejtuar prej tij do të sjell progres sa i takon integrimit. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit